SchildiChat-android/fastlane/metadata/android/sq/full_description.txt

40 lines
3.7 KiB
Plaintext
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

Element-i është si aplikacion shkëmbyes i sigurt mesazhesh, ashtu edhe bashkëpunimi prodhimtar ekipi, i cili është ideal për fjalosje në grup, teksa punohet së largët. Ky aplikacion fjalosjeje përdor fshehtëzim skaj-më-skaj për të furnizuar konferencë video, shkëmbim kartelash dhe thirrje me zë të fuqishme.
<b>Në veçoritë e Element-it përfshihen:</b>
- Mjete të thelluara komunikimi internetor
- Mesazhe plotësisht të fshehtëzuar, për të lejuar komunikim në nivel korporate, madje edhe për punonjës së largëti
- Fjalosje e decentralizuar, bazuar në platformën me burim të hapët Matrix
- Shkëmbim i sigurt kartelash, me të dhëna të fshehtëzuara, teksa administrohen projekte
- Fjalosje video të llojit VoIP dhe tregim ekrani
- Integrim i kollajtë me mjetet tuaja të parapëlqyera të bashkëpunimit internetor, mjete administrimi projektesh, shërbime VoIP dhe aplikacione të tjera shkëmbimi mesazhesh në ekip
Element-i është plotësisht i ndryshëm nga aplikacione të tjera shkëmbimi mesazhesh dhe bashkëpunimi. Funksionimi i tij bazohet në Matrix, një rrjet i hapët për mesazhe të siguruar dhe komunikim të decentralizuar. Lejon vetëstrehim, për tu lejuar përdoruesve pronësi dhe kontroll maksimal të të dhënave dhe mesazheve të tyre.
<b>Privatësi dhe shkëmbim mesazhesh të fshehtëzuar</b>
Element-i ju mbron nga reklama të padëshiruara, shfrytëzim të dhënash dhe vatha dixhitale. Ai siguron gjithashtu krejt të dhënat tuaja, komunikime tek-për-tek me video dhe me zë, përmes fshehtëzimi skaj-më-skaj dhe verifikim “cross-signed” pajisjesh.
Element-i ju jep kontrollin e privatësisë tuaj, teksa ju lejon të komunikoni në mënyrë të siguruar me këdo në rrjetin Matrix, ose me mjete të tjera bashkëpunimi në shkallë biznesi, duke u integruar me aplikacione të tillë si Slack.
<b>Element-i mund të vetëstrehohet</b>
Për të lejuar më tepër kontroll mbi të dhënat dhe bisedat tuaja rezervat, Element-i mund të vetëstrehohet, ose mund të zgjidhni cilëndo strehë të bazuar në Matrix - standardi për komunikim me burim të hapët, të decentralizuar. Element-i ju jep privatësi, pajtueshmëri sigurie dhe zhdërvjelltësi integrimesh.
<b>Jini zot i të dhënave tuaja</b>
Ju vendosni ku të mbahen të dhënat dhe mesazhet tuaja. Pa rrezikun e shfrytëzimit të të dhënave apo hyrjes në to nga palë të treta.
Element-i ju vë ju në kontroll përmes rrugësh të ndryshme:
1. Merrni një llogari falas te shërbyesi publik matrix.org strehuar nga zhvillues të Matrix-it, ose zgjidhni prej mijëra shërbyesish publikë të strehuar nga vullnetarë
2. Vetëstrehoni llogarinë tuaj duke xhiruar një shërbyes në infrastrukturën tuaj TI
3. Regjistrohuni për një llogari në një shërbyes vetjak, thjesht duke u pajtuar te platforma Element Matrix Services e strehimeve
<b>Shkëmbim mesazhesh dhe bashkëpunim me burim të hapët</b>
Mund të fjaloseni me këdo në rrjetin Matrix, qoftë kur përdorin Element, një tjetër aplikacion Matrix, apo edhe kur përdorin një tjetër aplikacion shkëmbimi mesazhesh.
<b>Super i sigurt</b>
Fshehtëzim i njëmendtë skaj-më-skaj (vetëm ata te biseda mund të shfshehtëzojnë mesazhe), dhe verifikim “cross-signed” pajisjesh.
<b>Komunikim dhe integrim i plotë</b>
Shkëmbim mesazhesh, thirrje me zë dhe me video, shkëmbim kartelash, tregim ekrani dhe një grup i tërë integrimesh, robotësh dhe widget-esh. Krijoni dhoma, bashkësi, mbani lidhjet dhe mbaroni punë.
<b>Rifillojani atje ku e latë</b>
Jini në dijeni, kudo ku gjendeni, me historik plotësisht të njëkohësuar mesazhesh nëpër krejt pajisjet tuaja dhe në internet te https://app.element.io